(VIDEO) Bisha skandinave më e shpejtë se Bugatti Veyron!

Koenigsegg Agera R është një veturë supersporti nga Suedia e cila në Nürburgring u tregua e fuqishme me 402 km / h.  

“Kenigseg agera R” shënoi një rezultat fantastik falë motorit 5.0-litërsh V8 me dy kompresorë turbo që prodhojnë  1,140 KF (kuaj fuqi) .Fuqia bartet përmes marshit DCT.

Zëri brutal i këtij përbindëshi në katër rrota thjeshtë shkaktoi reaksion të madh te shikuesit.

Vetëm për 2.9 sekonda startoi nga vendi ndërsa deri më 300 km në orë arrin vetëm për 14.5 sekonda. Arritje mahnitëse që ia tejkalon dhe Bugatti Veyron me14.6 sekonda. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button