Era Istrefi u dekorua nga presidenti i shtetit Hashim Thaçi

Ishte kënga “Bon Bon” ajo që shërbeu si një trampolinë për suksesin e Era Istrefit, jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe më gjerë. Ndërsa arritja e saj më e madhe ishte këtë vit, që ishte zëri i kolonës zanore të Kupës së Botës. Kënga “Live it Up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, ishte kënga më e dëgjuar e muajit të fundit dhe rezultoi një sukses i vërtetë.

Por sukseset nuk kanë fund për Era Istrefin, e cila ka shënuar sot një tjetër arritje të madhe. Ditën e sotme, këngëtarja është dekoruar nga presidenti Thaçi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Me këtë medalje u dekorua edhe Rita Ora më 17 shkurt, pas koncertit të pavarësisë.

Urojmë që sukseset për Erën të jenë të shumta, tani që njihet nga e gjithë bota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button