Komuna e Gostivarit zgjodhi projektin për akua parkun e qytetit, kështu do të duket (FOTO)

Në përputhje me konkursin e shpallur përmes sistemit elektronik për prokurime publike, në të cilin kërkohej zgjidhje ideore për ndërtimin e një akua-parkut me përmbajtje përcjellëse, një komision i veçantë pranë Komunës së Gostivarit, si zgjidhje më e mirë ideore përzgjodhi projektin e Shoqërisë për arkitekturë, urbanizëm dhe inxhinieri Tetrakstis Kristijkan Shpknjp eksport-import Shkup, njofton Komuna e Gostivarit, transmeton Portalb.mk.

Me realizimin e këtij projekti, Gostivari në një të ardhme të afërt do të ketë në dispozicion sipërfaqe ujore prej mbi dy mijë metra katrorë.

Në projekt është planifikuar që akua-parku të ketë pishina, toboganë spiral, toboganë të shpejtë, pishinë me valë, lumë përtac, pishinë të cekët për fëmijët deri më katër vjeç dhe pishinë për fëmijë të moshës prej 4 deri më 14 vjeç.

Ndërtimi i akua-parkut do të jetë ekonomik dhe nuk do ta ngarkojë buxhetin komunal pasi që i gjithë realizimi do të jetë sipas parimit të partneritetit publiko-privat.

Krahas mjediseve teknike, parkingut, zhveshtoreve dhe tualeteve, në këtë kompleks do të funksionojnë një restorant dhe një kafiteri.

Lokacioni është Bllokun Urban 16 në zonën e cila është e dedikuar për aktivitete sportive dhe rekreative, ku tashmë ekzistojnë terrene sportive, përkatësisht në bregun e djathtë të lumit Vardar në lagjen Dutllëk ndërmjet dy stadiumeve të futbollit.

Aquapark Gostivar projekti ideor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button