Turqia dhe Holanda pajtohen që të normalizojnë marrëdhëniet

Turqia dhe Holanda janë pajtuar që të normalizojnë marrëdhëniet, ka njoftuar sot Ministria e Jashtme turke.

Vendimi për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, ka ardhur pas një bisede telefonike në mes të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu dhe homologut të tij holandez, Stef Blok, transmeton REL.

“Gjatë kësaj bisede telefonike, minitrat janë pajtuar që të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike mes Holandës dhe Turqisë. Ministrat janë pajtuar që të ridërgojnë amabasadorët e tyre në Ankara dhe Hagë”, thuhet në njoftim.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Holandës ishin përkeqësuar, pasi Holanda kishte ndaluar zyrtarët turq që të organizojnë tubime me diasporën turke lidhur me referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi më 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button