Komuna e Zhelinës organizoi festivalin e trashëgimisë kulturore me ardhjen e mërgimtarëve

Me rastin e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje dhe me qëllim të kultivimit të vlerave kulturore, ruajtjen dhe mbartjen e tyre në gjeneratën e ardhshme Komuna e Zhelinës e organizoi Festivalin e trashëgimisë kulturore i cili do të jetë tradicional dhe do të organizohet për çdo vit.

Ky festival ka filluar me datë 18 korrik, ndërsa do të përfundojë sot, 20 korrik 2018. Pjesë e programit të Festivalit të trashëgimisë kulturore ishin prezantimi dhe njohja nga afër me veshjet tradicionale, gatimin, veglat e punës, traditën dhe kulturën e zonës së Komunës së Zhelinës me ç’rast u ekspozuan një sërë veshjesh kombëtare, vegla pune dhe relikte që janë përdorur në të kaluarën, veshje dhe shumë specialitete nga kuzhina kombëtare e kësaj zone.

Gjithashtu pjesë e programit të Festivalit ishte edhe ndeshja e shumëpritur e pehlivanëve, vallë dhe këngë kombëtare nga ansamble të ndryshme, muzikë dhe pika humoristike nga artistë të mirënjohur të kësaj zone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button