Rritja e doganave, Dimitrov – Pacollit: Nuk mund të jetë e mirë për Kosovën, kur e dëmton Maqedoninë

“Nëse vendosim masa  të kundërta, situata do të eskalojë në drejtim të keq dhe më pas, përsëri do të duhet që patjetër të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun kosovar, Bexhet Pacolli në Prishtinë, duke folur për vendimin e Kosovës për rritjen e doganave për pemët dhe perimet nga Maqedonia, njofton Portlb.mk.

Jam i sigurt, ka thënë Dimitrov, se nëse e ndjekim politikën e re evropiane edhe pa dialog do ta tejkalojmë këtë çështje.

Sipas saj, në kohën e obligimit dhe implementimit të Procesit të Berlinit, mu kjo çështje është e përmendur se duhet që të eliminohen barrierat.

“Mendoj se vetëm ajo është rruga për mbrojtje të prodhimtarëve tanë dhe të juaj. Mendoj se nuk mundeni ta mbroni veten nëse i dëmtoni fqinjët. Nuk mundet një masë të jetë mirë për Kosovën, nëse nuk është e mirë për fqiun. Patjetër të gjejmë zgjidhje”, theksoi Dimitrov.

Bekteshi zyrtarisht kërkoi që Kosova ta tërheqë vendimin për për rritjen e tarifave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button