Martina, Adelina, Nikolla dhe Antonio fituan jetë të re, u hap Shtëpi e vogël grupore në Timjanik

Martina, Adelina, Nikolla dhe Antonio, katër fëmijë me aftësi të kufizuara fituan jetë të re, asi sot ishte hapur Shtëpia e vogël grupore në fshatin Timjanik të Negotinës. Ata këtu janë si një familje e vogël, pasi e lëshuan Entin Special Demir Kapi, në suaza të procesit të deinstitucionalizimin.

Siç tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ata tani fituan jetë dinjitoze.

Ajo shfaqi mirënjohje të madhe deri te UNICEF-i, UNDP, Lidhja e Defektologëve, komunat të cilat e pranojnë këtë koncept dhe kryetari i negotinës. Paraprakisht tre fëmijët e tjerë ishin akomoduar në një shtëpi të vogël grupore në Negotinë, ndërsa ministrja paralajmëroi se procesi vazhdon edhe më tej në të gjitha institucionet.

“Bëhet fjalë për një strategji dhjetëvjeçare dhe nuk ka të bëjë vetëm për fëmijët, por për të gjithë personat të akomoduar në institucione. Deri në vitin 2020 fëmijë deri në moshën trevjeçare nuk do të ketë në instotucion. Sepse është dëm çdo ditë e kaluar në institucion”, theksoi Carovska.

Në pyetjen e gazetarëve, ajo tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për kopsht në fshat dhe paralajmëroi kopsht të ri në Negotinë për vitin e ardhshëm.

Царовска

Fëmijët në shtëpi morën dhurata nga kryetari i Negotinës Toni Dellkov, i cili u dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë bashkëqytetarëve të tij dhe punë të suksesshme të punësuarve.

Benxhamin Perks, përfaqësues i UNICEF-it në Maqedoni, tha se kjo është një kthesë në histori sepse të gjithë që janë në institucion u jepet e drejtë të jetojnë në një mjedis familjar.

Luiza Uinton, koordinatore e përhershme e KB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, tha se në shtëpitë e vogla grupore fitohet mjedis familjar dhe kujdes dhe dashuri të cilët fëmijët i meritojnë. Ajo theksoi se deinstitucionalizimi është me rëndësi dhe prioritet të lartë për të gjithë familjen të KB-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button