Zbulohen fotot, ja si është pritur Ajka në shtëpinë e Xhensilës dhe Besit (FOTO)

Me gjithë kujdesin dhe përpjekjen për ta mbajtur larg vëmendjes së publikut vajzën e sapolindur dhe këtë periudhë të re në jetën e tyre, Besi dhe Xhensila e dinë mirë se kjo është thuajse e pamundur. Natyrshëm, vëmendja, jo vetëm e fansave të tyre, por e të gjithëve është fokusuar tek vogëlushja që ka ardhur në jetë prej pak ditësh, transmeton Class.

Pas fotos së parë që të dy publikuan me të voglën, as Besi dhe as Xhensila nuk kanë zbuluar më asgjë nga vogëlushja, madje as ndonjë detaj për ndjesitë e para të këtyre ditëve, edhe pse Besi nuk del dot jashtë natyrës së tij. Vetëm pak ditë më parë, ai kërkonte gjumë me qira, por çfarë mund të thuhet për Xhensilën në këtë rast?

Gjithsesi, tani që të dy prindërit e rinj janë fokusuar tek e vogla e tyre, rrjeti nuk mund të gjejë paqe, por vazhdon kërkimet për të mësuar e zbuluar më shumë. Së fundi, në portale janë publikuar edhe fotot e dekorit me të cilin është shoqëruar pritja e Ajkës në shtëpi.

Nga sa shihet edhe në këto foto, i gjithë salloni është mbushur me tullumbace të bardha dhe rozë dhe në qendër shkruhet me shkronja argjendi “Mirë se erdhe Ajka”.

Festën e mirëseardhjes, Ajka, natyrisht do ta kuptojë dhe shijojë disa vite më vonë. Për momentin, mami dhe babi janë të përkushtuar që nga ajo të shijojnë çdo moment (edhe pse e dimë që babi, shumë shpejt do fillojë të ankohet për rehatinë “e prishur”).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button