Vuçiq falënderon Surinamin për “tërheqjen e njohjes së Kosovës”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e falënderoi ministren e Jashtme të Surinamit, Yldiz Pollack-Beighle, për siç tha, vendimin e këtij vendi për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në komunikatën e Presidencës serbe, e cila u lëshua pas takimit të dy zyrtarëve në Beograd, nuk citohet asnjë deklaratë e ministres së Surninamit për këtë çështje, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Mosndërhyrja në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe autonomia në sjelljen e vendimeve flasin për politikën e pavarur dhe parimore të Surinamit”, tha Vuçiq.

Mediat dhe zyrtarët serbë kanë raportuar qysh në tetor të vitit të kaluar se Surinami e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar për këtë çështje.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës figurojnë 116 njohje, përfshirë edhe Republikën e Surinamit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button