Kore e Jugut, ish-presidentja dënohet me 8 vite tjera burgim

Gjykata ka dënuar ish-presidenten e Koresë së Jugut, Park Geun-hye me 8 vite të tjera burgim për keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe shkeljen e ligjit zgjedhor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tani Geun-Hye ballafaqohet me një periudhë më të gjatë se tre dekada prapa grilave. Ajo tashmë vuan dënimin me burg me 24 vite për skandalin e madh korruptiv i cili çoi në shkarkimin e saj.

Gjykata themelore qëndrore në Seul sot Geun-Hye e shpalli fajtore për pranim të paligjshëm të mbi 3 miliardë won (rreth 2,25 milionë euro) nga krerët e Shërbimit Inteligjent gjatë mandatit të saj presidencial.

Gjykata ndaras ka dënuar me 2 vite burgim Geun-hye për shkelje të ligjit zgjedhor, kur në vitin 2016 kishte ndërhyrë në nominimin e kandidatit të partisë së saj në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button