Diskutime të nxehta në Komisionin për Çështje Evropiane për Kodin Zgjedhor

Deputetët e partive qeveritare dhe të opozitës, sot në Komisionin për Çështje Evropiane shprehën qëndrime të kundërta se a të fillojë apo jo diskutimi për amendamentet e VMRO-DPMNE-së për Kodin Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Komisionit, Artan Grubi tha se me tërheqjen e amendamentit të parë nga shkaqe teknike nga ana e Danevit, diskutimi fillohet. Për Danevin nuk mund të fillohet sepse kërkoi që tërheqja të vërtetohet nga stenogramet.

Fjalosje me zë të lartë kishte mes deputetëve, Petar Atanasov nga LSDM-ja dhe Nevena Stamenkovska nga VMRO-DPMNE.

Atanasov tha se misioni i vetëm i VMRO-DPMNE-së dhe Hristian Micskoskit është amnestimi i krimit të partisë së tyre dhe fati i Nikolla Gruevskit.

“LSDM si parti përgjegjëse dhe shtetformuese ka për obligim ta sigurojë të ardhmen e Maqedonisë. Askush nuk guxon dhe nuk ua merr të drejtën për referendum ku qytetarët lirisht të shprehen për të ardhmen e tyre. I pëlqen apo jo VMRO-DPMNE-së, Maqedonia nuk do të mbetet peng i krimit të tyre. Qytetarët do ta thonë fjalën përfundimtare në referendum – do të thonë po për të ardhmen në BE dhe NATO. VMRO-DPMNE shumë mirë e di se marrëveshja do ta çojë Maqedoninë përpara, por, atyre u intereson vetëm interesi personal dhe amnistia”, tha Atanasov.

Ai theksoi se qëllimi i ndryshimeve të Kodit zgjedhor është që të zhbllokohet procesi politik i Republikës së Maqedonisë.

Por deputetja e VMRO-DPMNE-së tha:

“Ne jemi ata që përpiqen ta ruajnë unitaritetin e Maqedonisë. Emri jonë është Republika e Maqedonisë. Mos na quani tradhtarë, tradhtarë janë ata që përpiqen ta ndryshojnë emrin e shtetit”, tha Stamenkovska e cila kërkoi që ligji të zhvillohet nga Komisioni kompetent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button