ShBA, mbytet mjeti lundrues; 11 viktima

Të paktën 11 persona humbën jetën pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin u mbyt në një liqen në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Barka e rosës”, siç njihet gjerësisht ky mjet, po transportonte 31 turistë në liqenin Table Rock, në afërsi të qytezës turistike Branson, kur u përmbys. Moti i keq mbi liqen duket se kontribuoi në mbytjen e mjetit lundrues, por hetimet ende nuk kanë nisur, pasi autoritetet lokale janë përqendruar në gjetjen e 5 personave të humbur, transmeton TCH.

7 pasagjerë të tjerë të barkës u dërguan në spital me plagë serioze.

Autoritetet lokale thanë se banorët e zonës ishin lajmëruar për motin e keq, por duket se barkat turistike vazhduan gjithsesi me programin e tyre. Fatkeqësisht, njëra prej tyre nuk mundi t’ia dalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button