Zhduket një 54 vjeçar nga Dibra

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër informuan se është është paraqitur për zhdukjen e personit K.J. (54) nga Dibra.

Zhdukjen e kanë paraqitur të afërmit e tij, të cilët me të nuk kanë kontakt prej dje. Për herë të fundit është parë mbrëmë rreth mesnatës në restorantin afër brigjeve të Liqenit të Dibrës.

Nëpunës policorë nga Stacioni i policisë -Dibër, si dhe qytetarë po e gjurmojnë terrenin afër brigjeve të liqenit dhe rrethinën më gjerë.

Të afërmit publikuan edhe fotografi dhe numër telefoni edhe në rrjetin social Fejsbuk me qëllim të të marrin çfarëdo lloj informate, e cila do të ndihmonte në gjetjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button