fbpx

Spanja tërheq kerkesën për ekstradimin e ish liderit katalonjas Puigdemont

Gjykata e Lartë e Spanjës tërhoqi kërkesën për ekstradimin për ish-liderin e Administratës Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe për 6 anëtarët tjerë të qeverisë së mëparshme katalonjase, që udhëhoqën nismat pro-pavarësisë në Katalonjë dhe të cilët u larguan ng vendi për shkak të akuzave ndaj tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Spanjës erdhi pas vendimit të marrë më 12 korrik në lidhje me Puigdemont nga Gjykata e Lartë e rajonit Schleswig-Holstein të Gjermanisë.

Gjykata gjermane mori vendimin për ekstradimin e Puigdemont vetëm me akuzën se “ka keqpërdorur burimet publike” dhe jo me akuzën “rebelim ndaj shtetit” ashtu sikurse paraqitej në kërkesën themelore të Spanjës.

Gjyqësori spanjoll e gjeti të pazbatueshëm vendimin e gjykatës gjermane se Puigdemont mund të ekstradohet me akuzën për “keqpërdorim të burimeve publike” dhe jo nga akuza “rebelim ndaj shtetit” të cilët nuk kanë bazë në ligjin gjerman. Gjykata e Lartë spanjolle në kuadër të kësaj ka tërhequr kërkesën e saj për arrestimin dhe ekstradimin e Puigdemont dhe për 6 personat e tjerë.

Nëse Spanja do të pranonte ekstradimin vetëm me akuzat “keqpërdorim të burimeve publike” e cila në Spanjë ligji parashikon një dënim deri në 12 vite, atëherë Puigdemont do të mund të gjykohej vetëm për këtë vepër.

Akuzat ndaj politikanëve katalonjas në arrati në situatën aktuale janë të vlefshëm vetëm brenda kufijve kombëtar, ku këto persona arrestohen në rastin se kthehen në Spanjë.

Procesi 

Vitin e kaluar më 1 tetor Katalonja shkoi në referendum për pavarësinë pavarësisht se kjo ishte shpallur e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës. Ndërsa më 27 tetor Parlamenti i administratës autonome të Katalonjës duke u bazuar në rezultatet e referendumit shpalli pavarësinë e njëanshme.

Pas kësaj qeveria qendrore nën drejtimin e kryeministrit të periudhës Mariano Rajoy, nëpërmjet miratimit nga senati shpërndau qeverinë autonome dhe filloi qeverisjen e saj të drejtpërdrejt, ku dhe më 12 nëntor vendosi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ish lideri katalonjas Carles Puigdemont dhe disa ministra u arratisën në Belgjikë, me ç’rast gjyqësori spanjoll nisi një proces ndaj tyre me akuzat për “rebelim ndaj shtetit”. Nëse katalonjasit separatistë shpallen fajtorë në bazë të kësaj akuze ata mund të dënohen deri në 30 vite burgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button