Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj NATO-s

Rusia do të përgjigjet në masë të njëjtë ndaj hapave agresive që përbëjnë kërcënim për të, tha presidenti i vendit Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim në Moskë të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të përhershëm të Rusisë, Putin tha se është në interes kombëtar që vendi i tij të jetë pjesë aktive në marrëdhëniet botërore, duke argumentuar se një gjë e tillë mundëson zhvillimin e vendit dhe rrit cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Presidenti rus nënvizoi se populli i tij dëshiron ta shohë Rusinë si shtet të fortë, të pavarur dhe paqedashës.

Ai tha se Rusia përpiqet për zgjidhjen e krizave rajonale dhe shtoi se me rolin përcaktues të saj në Siri i ka dhënë goditje shkatërruese terrorizmit, DEASH-it dhe grupeve të tjera eksremiste.

Putin deklaroi se Rusia është duke i vazhduar aktivitetet në formatin e Astanas në lidhje me Sirinë përmes përpjekjeve diplomatike, duke rikujtuar mbledhjen e Kongresit të Dialogut Nacional të Sirisë në Soçi dhe aktualizimin e çështjes së themelimit të Komitetit Kushtetues.

Putin më tej theksoi se gazsjellësi Rrjedha Veriore-2 ka karakter plotësisht tregtar dhe ekonomik dhe prapa tij nuk fshihet asnjë bazament politik.

“Çelësi i sigurisë dhe stabilitetit në Evropë nuk është vendosja e bazave të reja dhe infrastrukturës ushtarake të NATO-s pranë kufirit rus, por zgjerimi i bashkëpunimit dhe rivendosja e besimit. Ne do të reagojmë në masë të njëjtë ndaj hapave agresive të ngjashme që përbëjnë kërcënim direkt për Rusinë”, tha Putin.

Sipas tij, qarqet që përpiqen ta fusin Ukrainën dhe Gjeorgjinë brenda orbitës ushtarake të NATO-s duhet t’i mendojnë pasojat e politikave të tyre të papërgjegjshme.

Presidenti rus iu referua edhe marrëdhënieve Rusi-SHBA dhe tha se dy shtetet janë të mendimit se raportet mes tyre nuk janë të mira. Ai deklaroi se është naivitet të besohet se problemet e mbledhura gjatë viteve mund të zgjidhen brenda disa orëve, por shprehu besimin se rruga drejt ndryshimeve pozitive është duke vazhduar.

Putin e cilësoi si të suksesshëm dhe të dobishëm takimin me homologun amerikan Donald Trump.

“Natyrisht, ne do të shohim si do të zhvillohen ngjarjet”, theksoi Putin në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button