“Eco Guerila”: “Jugohrom” gënjen, matjet që prezantuam për ndotjen e ajrit janë të sakta (FOTO)

“Lidhur me reagimin e Jugohromit sot, duam ta njoftojmë opinionin edhe një herë se Eco Guerilla të dhënat për nivelin e ndotjes në Tetovë i ka publikuar saktësisht nga matjet zyrtare të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë me sëmundje respiratorike është nga Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë  në vitin  2015 kur ka punuar Jugohromi ky numër ka qenë 31,446, ndërsa në 2017 kur nuk ka punuar, ky numër bie në 18,578 raste”, thuhet në ragimin e “Eco Guerilës” pas konferencës së sotme për media nga Jugohrom.

Përse Jugohromi ka aq frikë nga mbikqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendojnë se do e instalojnë, i përmbush standardet e kërkuara ekologjike?

Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Etiketimet që duam të jemi mbi insitucionet janë të pavërteta, ne kërkojmë vetëm respektimin e Kushtetutës dhe rregullave ligjore. Ashtu siç dihet, në Maqedoni institucionet shpesh janë vënë mbi ligjin.

Duam ta informojmë edhe Jugohromin edhe zv. kryeministrin Angjushev që Maqedonia ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor”, thonë nga Eco Guerila.

Sot në mëngjes Sindikati i “Jugohrom” mbajti konferencë për media në të cilën theksuan se akuzat e vazhdueshme nga “Eco Guerila” i vlerësojnë si tendencioze dhe të pasakta dhe kërkuan nga Kombinati që të fillojnë me punë.  Sipas Sindikatit, akuzat e “Eco Guerilas” se “Jugohrom” është ndotësi më i madh në rajonin e Pollogut janë të pa argumentuara dhe tendencë që ky kombinat të mos fillojë me punë.

Ato gjithashtu thanë se sipas analizave të tyre të bëra në bazë të të dhënave të institucioneve kompetente tregojnë se edhe në periudhën kur “Jugohrom” nuk ka punuar, ka pasur ndotje të ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button