Melania Trump është pak nga ne të gjithë, shikoni fytyrën ‘e tmerruar’ kur takon Vladmir Putin (VIDEO)

Një video e re e Melania Trump ndërsa takon Presidentin e Rusisë, Vladmir Putin, në Helsinki, orët e fundit është bërë virale. Dhe është e qartë pse. Zonja e Parë duket absolutisht e tmerruar të shohë dhe të takojë Presidentin e Rusisë, transmeton Class.

Video që është përhapur me shpejtësi në rrjet tregon se fytyra e Melania Trump është fjalë për fjalë si ajo e të gjithëve ne – që do të thotë një pamje e frikshme para se të takojë Vladmir Putin.

E veshur me një pallto të verdhë plot shkëlqim, Melania e bëri shumë mirë detyrën e saj si Zonjë e Parë, por duket qartazi se ishte për objektivët e aparateve. Me mirësjellje, ajo shtrëngi dorën me Presidentin e Rusisë, madje edhe buzëqeshi, por menjëherë pas saj, mori një pamje krejt tjetër, si e tmerruar.

Të gjithë që e kanë parë videon, e kanë kuptuar menjëherë reagimin e çuditshëm të Melania-s para kamerës me një shprehje fytyre aspak të natyrshme, por më shumë se kaq, sikur i frikësohet atij njeriu. “I vetmi njeri në këtë sallë që e kupton sa i rrezikshëm është ky njeri”, – shkruante dikush në Twitter pas kësaj videoje. “Duket sikur është përballur me sytë e djallit…” – vijon një tjetër. “Duket e tmerruar nga ajo fytyrë”, – një tjetër, e kështu me radhë komentet janë të pafundme.

Në fakt, fytyra e Melania është fiks ajo që ka bërë e gjithë Amerika kur mësoi se Donald Trump do të shkojë sërish në një takim me Presidentin rus, pas takimit në vitin 2016, për zgedhjet presidenciale. “Njerëzit e mi do të vijnë me mua … “ – tha ai në atë kohë dhe mendoi se me të do të ishte edhe Rusia. Por nuk ndodhi. Trump tha gjatë samitit, në konferencën për shtyp me Putin, se njerëzit mezi e presin Samitin Ndërkombëtar.

Por pavarësisht politikave të tyre, Melania duket sikur nuk do t’ia dijë. Ajo thjesht nuk do të donte ta takonte më Presidentin Putin. Dhe pas kësaj videoje, nuk ka më asnjë pikë dyshimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button