Osmani: Përvoja e Hungarisë në negociata është e rëndësisë së veçantë për ne

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane mbajti takim me Ambasadorin e Hungarisë, Laslo Duks.

Dy bashkëbiseduesit bashkërisht potencuan se Maqedonisë dhe Hungaria kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunim të frytshëm dhe se dy vendet mbeten të përkushtuar në përforcimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe thellimin e bashkëpunimit në sferat e interesit të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Osmani iu referua rëndësisë së periudhës në të cilën ndodhet vendi në rrugën euro- atlantike, në kontekst të vendimit të Këshillit Evropian për kornizën kohore prej 12 muajve, apo qershor 2019, për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, ku edhe potencoi se në periudha që ndodhet para nesh, krahas përgatitjes për negociata, Qeveria ka për qëllim ta mbajë dhe ta thellojë impulsin pozitiv reformues, dhe të japë rezultate të dukshme në pjesën e gjyqësorit, shërbimeve të sigurisë, administratës publike duke mos e anashkaluar edhe luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të gjitha fushat tjera kyçe.

Në këtë kontekst ai shtoi se për ne e rëndësisë së veçantë është përgatitja për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, ku me rëndësi është edhe shfrytëzimi i përvojës dhe ekspertizës së gjitha vendeve që më herët kanë kaluar këtë proces, si që është Hungaria.

“Qëllimi i këtyre reformave, si dhe vetë negociatat, krahas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, janë edhe përfitimet e transformimit themelor të vendit në shoqërinë demokratike evropiane me një treg ekonomik funksional, institucione efektive dhe administratë profesionale” – shtoi Osmani, duke potencuar se negociatat aderuese janë një proces kompleks, i gjerë dhe masiv, i cili do të kërkojë angazhimin e gjithë shoqërisë. Në këtë drejtim ai shprehu shpresën se mbështetja e vazhdueshme e Hungarisë për vendin tonë, në veçanti në këtë periudhë kyçe do të vazhdojë me intensitet të njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button