Jemen, mbi 2.300 të vdekur nga kolera

Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka njoftuar se numri i personave që kanë humbur jetën nga kolera gjatë 13 muajve të fundit në Jemen është rritur në më shumë se 2.300, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Zyrës së UNICEF-it në Jemen thuhet se gjatë 13 muajve të fundit nga kolera kanë humbur jetën 2.311 persona dhe se numri i rasteve të dyshuara është rritur në më shumë se 1 milion e 118 mijë.

Në deklaratë thuhet se përkundër punës së pandalshme të organizatave shëndetësore dhe ndihmave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, nuk po shënohet përparim për shkak të sistemit të dobët shëndetësor dhe vazhdimit të përleshjeve në vend.

Në raportin e mëparshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thuhej se duke filluar nga muaji prill i vitit 2017, të paktën 2.200 persona e kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës ndërsa janë regjistruar 1 milion raste të dyshuara të kësaj epidemie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button