fbpx

Zaev dhe Mickoski: Për disa çështje jemi marrë vesh, për të tjerat bisedimet vazhdojnë (VIDEO)

“Për disa çështje jemi marrë vesh, ndërkaq për disa tjera do të vazhdojnë bisedimet të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes”, kështu deklaruan kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke mos dhënë detaje për takimin disa orësh të liderëve ku morën pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njofton Portalb.mk.

“Jemi marrë vesh për disa çështje, ndërkaq për disa  të tjera do të vazhdojnë bisedimet. Bisedimet për referendumin dhe për KSHZ-në janë të gjata, por vazhdojmë. Dua të potencoj se qëllimi strategjik i Republikës  së Maqedonisë është anëtarësimi i plotë në BE dhe NATO, nuk ka kompromise për qëllimet strategjike. Amnisti direkte ose indirekte nuk do të ketë. Do t’u japim mundësi bisedimeve nëse ajo është e mundshme”, Zaev pas mbarimit të takimit.

Në pyetje gazetareske, nëse amnistia është kusht të cilin e kërkon opozita, Zaev tha se pasi të mbarojnë bisedimet do të japë përgjigje, me qëllim që të mos e dëmtojë procesin e bisedimeve.

Edhe Mickoski nuk dha detaje se për çfarë konkretisht janë marrë vesh e për çfarë jo, dhe se duhet të jepet mundësi që ditët në vijim të mbahet takim tjetër.

“Biseduam në përgjithësi për temat që janë të njohur në opinion dhe për disa që janë pjesë e bisedimeve që nga marsi. Për disa çështje kemi afrim, për disa jo. Ne insistojmë në vlerat dhe parime e vërteta, dhe jo në angazhimet deklarative. Ajo nënkupton respektim i ligjeve dhe Kushtetutës dhe të parandalojmë çdo tentim që të mashtrohet populli”, deklaroi Mickoski, duke thënë që edhe ai nuk do të japë detaje derisa të mbarohet procesi i bisedimeve, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me atë, nëse amnistia është pjesë e këtyre bisedimeve, Mickoski tha “jo” dhe vlerësoi se ajo është “përpjekje e ashpër për manipulim të popullit”. Mickoski nuk deklaroi tha gjithashtu se ende nuk kanë arritur te pika e formilimit të pyetjes së referendumit.

Ai për sonte paralajmëroi se do të mbajë mbledhje me trupat partiake dhe grupin e deputetëve.

Paraprakisht, para se të dalin nga mbledhja Zaev dhe Mickoski, për media u deklaruan edhe Ahmeti dhe Kasami.

“Duhet të gjithë të angazhohemi të ketë sukses në implementimin e marrëveshjes që e kemi me palën greke. Mbetet të bisedohet në ditët në vijim. Pres të gjithë të veprojnë me guxim dhe të mos e lëshojmë këtë shans historik. Ende nuk ka marrëveshje, pres që ditët në vazhdim palët të arrijnë të gjejnë zgjidhje të përbashkët për çështjet e hapura, ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë”, tha Ahmeti.

Nga ana tjetër, Kasami tha se shteti është gjendje kritike dhe në pozitë që seriozisht të vazhdojë me procesin e euro –integrimeve.

“Negociatat intensive mes aktorëve politik janë me rëndësi dhe ne do të kontribuojmë që procesi të përfundojë me marrëveshje, KSHZ të formohet dhe referendumi të jetë me sukses i organizuar dhe gjithë qytetarëve t’u jepet liri ta shprehin vullnetin e tyre me qëllim Maqedonia të jenë anëtare e BE-së”, ka thënë Kasami.

Deklaratat e Ahmetit dhe Kasamit mund t’i shihni në videon e mëposhtme

Më poshtë mund të shihni inserte nga tavolina e bisedimeve

Më poshtë mund të shihni fotografi nga arritja në Klubin e Deputetëve

Radmilla Shekerinska - Zoran Zaev
Radmilla Shekerinska – Zoran Zaev
Arjanit Hoxha - Bilall Kasami
Arjanit Hoxha – Bilall Kasami
Hristijan Mickoski
Hristijan Mickoski
Hristijan Mickoski
Hristijan Mickoski
Ali Ahmeti
Ali Ahmeti
Bujar Osmani
Bujar Osmani

Ndryshe, takimet e liderëve janërikthyer si pasojë e bllokadës së formimit të KSHZ-së. Aktualisht fati i KSHZ-së ka mbetur në fazën e pastrimit të listave të kandidatëve. Pas kësaj, Komisioni amë njofton kreun e Kuvendit i cili kërkon më pas prononcimin e partive. Pas kësaj, Komisioni propozon kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e KSHZ-së tek kryetari i Kuvendit i cili propozimin e vendos në seancë plenare. Derisa në Kuvend është bllokuar KSHZ-ja, afatet për shpalljen e referendumit janë në rrjedhe e sipër. Në rast se KSHZ-ja nuk arrin të ketë përbërjen e re deri në fund të muajit, vihet në pikëpyetje paralajmërimi i kryeministrit Zaev se referendumi mund të mbahet nga mesi i muajit shtator. Sipas dispozitave ligjore të parapara në Ligjin për Referendum, 30-60 ditë para mbajtjes Kuvendi duhet ta shpallë referendumin, ndërsa 60-90 ditë duhet përfundojë e gjithë procedura e shpalljes, fushatës, mbajtjes dhe rezultatit.

Takim liderësh është mbajtur dhe dje, por lideri i VMRO-DPMNE-së e braktisi takimin nga shkaku se, siç tha ai, nuk pajtohet me format të zgjeruar të takimit siç ishte mbrëmë, pra me të gjitha partitë politike që kanë së paku 2 deputetë në Kuvend.

Takimi i radhës pritet të mbahet të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes.

Zaev: Biseduam për pyetjen e referendumit: “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen me Greqinë” (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close