Fotoreporterët u ankuan se nuk mundën t’i fotografojnë liderët, ja çfarë thonë nga Qeveria

Disa fotoreporter sot pasdite nuk arritën t’i fotografojnë liderët e partive politike që morën pjesë në takimin mes liderëve. Ata thonë se pjesëtarë të sigurimit nuk i lejuan ta bëjnë punën e tyre në hyrje të objektit siç kërkuan, transmeton Portalb.mk.

Në shenjë proteste, fotoreporterët i lëshuan fotoaparatet para hyrjes së klubit të deputetëve.

Për këtë rast u deklarua edhe Marjan Zabërçanec, këshilltar i kryeministrit i cili në rrjetin social Facebook deklaron se kjo gjë nuk është e vërtetë, gjegjësisht se u është ndaluar ta kryejnë punën e tyre.

“Nuk është e vërtetë se fotoreporterëve dhe kameramanëve u është ndaluar ta ndjekin takimin e liderëve. Të gjithë përfaqësuesve të mediave u është mundësuar qasje për fotografim dhe për të xhiruar, sallë pune dhe të gjitha kushtet e domosdoshme. Mbi 20 kameramanë dhe mbi 10 fotoreporterë janë brenda dhe janë duke punuar pa pengesa”, shkroi në profilin e tij në Facebook këshilltari për marrëdhënie me opinionin në Qeveri, Marjan Zabërçanec.

Qëndrimi e tij kundër ankesave të fotoreporterëve e shprehu edhe zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në rrjetin social “Facebook” i cili thotë se të gjithë punojnë pa pengesa.

“Mbi 20 kameraman, 10 fotograf dhe mbi 30 gazetarë ishin të pranishëm në takimin liderëve dhe punojnë, gjithashtu ka edhe studentë të gazetarisë të cilët janë në praktikë dhe vijnë punojnë pa ndërprerje”, reagon Boshnjakovski.

Ndërsa Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon nga Qeveria që urgjentisht ta hetojnë situatën e tillë me tre fotoreporterët të cilët thonë se nuk kanë mundur ta kryejnë punën e tyre nga pjesëtarët e sigurimit në fillim të takimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button