Trump premton “rezultate të mëdha” nga takimi me Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nga takimi i tij me presidentin rus, Vladimir Putin, do të dalin “rezultate të mëdha”, transmeton REL.

Trump i bëri komentet në Twitter, derisa vazhdon të përballet me kritika nga ligjvënësit amerikanë dhe të tjerët që i kanë dënuar deklaratat e tij në konferencën për gazetarë me Putinin, pas takimit në Helsinki.

“Putin dhe unë kemi diskutuar shumë tema të rëndësishme në takimin tonë”, tha Trump, duke iu referuar samitit të 16 korrikut.

“Kaluam mirë bashkë, gjë që i bezdisi shumë kundërshtarë që deshën të shohin një ndeshje boksi. Rezultate të mëdha do të vijnë”, tha Trump në Twitter.

Trump po ashtu tha se samiti i NATO-s në Bruksel, më 11 dhe 12 korrik, ka qenë një “triumf i konfirmuar”, duke përsëritur një pretendim të diskutueshëm, se vendet anëtare janë pajtuar që t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje më shpejt seç ka qenë e planifikuar.

Trump tha se “takimi me Rusinë, në afat të gjatë, mund të jetë sukses edhe më i madh”.

“Shumë gjëra pozitive do të dalin nga ai takim”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button