Gjykata e Apelit e konfirmoi dënimin me kusht për Ivona Talevskën

Gjykata e Apelit Shkup sot e konfirmoi dënimin me kusht për gazetaren Ivona Talevska lidhur me lëndën “Tifani”.

“Gjykata e Apelit Shkup lidhur me lëndën e njohur në opinion si ‘Tifani’ pas seancës së mbajtur publike mori vendim me të cilin e refuzoi si të pabazë ankesën e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve Shkup, ankesën e të akuzuarës I.T. nga S.G. dhe ankesën e personit të akuzuar juridik Shoqata për marketing dhe propagandë S.G. SHPNJK S”, thuhet në kumtesën nga Gjykata e Apelit Shkup.

Me rastin e ankesave, ndërsa pas detyrës zyrtare Gjykata e Apelit Shkup e ndryshoi vendimin e shkallës së parë për shkak të zbatimit të drejtë të Kodit Penal në pjesën e gjobës së shqiptuar dytësore në të holla lidhur me valutën në të cilën e njëjta është shqiptuar.

“Në pjesën tjetër aktvendimi i shkallës së parë pas procedurës së realizuat të ankesës, është konfirmuar”, shtohet në kumtesë.

Më 20 shkurt të këtij viti Gjykata Penale e dënoi Talevskën me dënim me burg me kusht prej dy vitesh në qoftë se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën fshehje tatimore.

Me vendimin e gjykatës Talevska në afat prej një muaji duhet të paguajë dënim në vlerë prej 1.000 eurosh, pjesën për shpenzimet për ekspertizë, ndërsa në periudhë prej një viti duhet ta kompensojë tatimin e fshehur, gjegjësisht shumën që PSP e saktësoi në aktakuzë.

Talevska si drejtuese e shoqatës për konsalting “Smart SHPKNJP” dhe të “Smart grup SHPNJK Shkup” nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka evituar të paguajë tatime, ndërsa në llogaritë përfundimtare ka dhënë të dhëna të rrejshme, me ç’rast i ka fshehur 2.314.463 denarë ose 37.634 euro përmes firmave dhe 1.040.840 denarë ose 16.924 euro tatim personal.

Pasi e ka pranuar fajin dhe është dënuar, Talevska i bie pishman: S’jam fajtore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button