Zaev: Në tavolinën e liderëve do ta vendos çështjen e referendumit

Kryeministri Zoran Zaev, në takimin e liderëve që pritet të mbahet sot pasdite në Klubin e Deputetëve, n tavolinë si temë do ta vendos referendum, i cili në pajtueshmëri me Marrëveshjen me Greqinë duhet të mbahet në vjeshtë, njofton Portalb.mk.

“Nga takimi i liderëve pres që ta definojmë temën e referendumit. Ajo do të thotë që të caktojmë datë për referendumin, ta definojmë pyetjen e referendumit, karakterin e referendumit, Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe gjithçka që është e lidhur me referendumin. Pres që të dëshmojmë se me të vërtetë të gjithë jemi për Bashkim Evropian dhe NATO dhe se jemi për të siguruar ardhmëri për Maqedoninë dhe të gjithë qytetarët tanë”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në vizitën e sotme në Shtip.

Ai dërgoi porosi që të respektohet ajo që qytetarët e presin nga partitë ndërkaq ashtu siç tha, e kanë për obligim kushtetues dhe ligjor që të realizohet ajo që partitë paraprakisht janë marrë vesh.

“KSHZ-në e zbrazur pas dorëheqjeve do ta plotësojmë. Në takimin e fundit të liderëve bashkë deklaruam se është arritur marrëveshje e këtillë. Ligji është miratuar nëse nuk gënjehem diku në maj dhe duhet që ta realizojmë. Shteti nuk ka Komision Shtetëror Zgjedhor që nga fundi  vitit të kaluar dhe atë duhet ta mbarojmë”, deklaroi Zaev.

Kryeministri theksoi se ligji për ndryshimet e Kodit Zgjedhor është lëshuar në procedurë kuvendore për arsye pragmatike, që shteti të mund të funksionojë dhe shpreson që Kuvendi i Maqedonisë do të vendos që t’i plotësojë vendet e zbrazëta në KSHZ.

Ahmeti nuk është për zgjedhje të parakohshme, porositi për afrim të qëndrimeve mes partive (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button