Tajlandë, fëmijët e shpëtuar nga shpella sot dalin nga spitali

Pritet që fëmijët e shpëtuar, pasi u bllokuan për 18 ditë në një shpellë të përmbytur në Tajlandë sot të lirohen nga spitali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Konfereca për media e 12 djelmoshëve dhe trajnerit të tyre është paraparë sonte në qytetin verior Chiang Rai, ku ata po trajtohen në spital që nga java e kaluar. Salla ku do të mbahet konferenca për media është stolisur si fushë futbolli.

Zëdhënësi i qeverisë, Sansern Kaewkamnerd ka thënë se në konferencën për media do të marrin pjesë edhe punonjës social dhe psikologë për të filtruar pyetjet dhe për të siguruar mirëqenien e fëmijëve. Mediave nuk u lejohet t’i pyesin fëmijët pas konferencës për media.

Ekipi i futbollit “Wild Boars” hyri në shpellën Tham Luang më 23 qershor pas stërvitjes. Shiu filloi të bie derisa ata ishin nën tokë, ndërsa shpella u përmbyt dhe uji mbylli të gjitha daljet.

Ekipet e shpëtimit gjetën grupin i cili ishte vendosur në një vend ku nuk ishte përmbytur nga uji brenda shpellës 10 ditë më vonë. Ekipi ndërkombëtar i shpëtimtarëve të cilët përdorën pajisjet për zhytje dhe helmeta, nxorrën 12 fëmijët dhe trajnerin përmes daljeve të përmbytura për tre ditë. Operacioni përfundoi më 10 korrik.

Disa nga fëmijët u trajtuan në spital për shkak të infeksioneve të vogla, por që të 12-tët janë rikuperuar mirë.

Familja e njërit nga fëmijët e ka stolisur shtëpinë e tyre për mirëseardhje sot në mbrëmje.

Banphot Konkum, daja i cili kujdeset për 13-vjeçarin Duangpetch Promthep, ka thënë se ai do të ketë një dhomë të rinovuar gjumi dhe se e presin dhurata të shumta.

“Do të bëjmë çdo gjë që dëshiron. Nëse dëshiron diçka ne do t’ia blejmë si dhuratë, pasi që kemi premtuar se kur do të dalë, do të ketë çfarëdo që dëshiron, këtë do ta bëjmë për të”, ka thënë Konkum.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button