Ministria e Bujqësisë: Koncesionet e reja garantojnë mbrojtje të peshqve në ujërat e peshkimit

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme ka miratuar vendim për fillimin e procedurave për ndarjen e peshqve sipas rrugës së koncesionit për më shumë ujëra të peshqve. Me ndarjen e koncesioneve të peshqve, mundësohet shfrytëzim i peshqve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm për peshkim komercial, rekreativ dhe sportiv, njofton Portalb.mk.

“Procedurat e filluara për ndarjen e koncesioneve të peshqve për organizimin e peshkimit rekreativ kanë të bëjnë me zonat rekreative të Liqenit të Ohrit dhe Dojranit, pishinat për peshkim Lumi i Zi 1 – Demir Hisar, Drini i Zi 2, Lumi i Zletovës, Treska 1 dhe Matka akumulimi, ndërkaq për kryerjen e peshkimit komercial janë ndarë zonat e Liqenit të Ohrit dhe Dojranit. Menaxhimi me peshqit është e rregulluar në mënyrë të detajuar në kushtet e peshkimit për ujërat e caktuar për peshkim të cilat paraqesin studime profesionale për mënyrën e menaxhimit me peshqit dhe garantojnë shfrytëzim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të peshqve”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button