Nga 500 mijë euro në vit ka fituar “Beton” për mirëmbajtjen e fontanave, Shilegov do t’i shkurtojë harxhimet

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” do të duhet që të kujdeset dhe t’i mirëmbajë fontanat në zonën e qendrës së Shkupit, ky është propozim – vendimin i cili është në rend dite në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Me propozim – vendimin, Qyteti i Shkupit ia merr obligimin ndërmarrjes “Beton” dhe ia jep NP “Ujësjellësit dhe Kanalizimi”, i cili duhet që t’i mirëmbajë fontanat në përmendoren e Aleksandërit të Madh, fontanën në sheshin “Maqedonia”, fontanat te sheshi “Kryengritja e Karposhi”, sheshit “Bogorodica”, te ura “Syri”, në parkun “Luftëtarja grua” dhe në sheshin “VMRO”.

“Për mirëmbajtjen e fontanave deri më tani, “Beton” la përfituar nga 25 deri në 30 milionë denarë në vit. Mjetet që deri më tani janë shfrytëzuar për këtë qëllim, do të transferohen për investime kapitale”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit obligohet që t’i paguajë edhe llogaritë për harxhimin e rrymës elektrike, por nuk do të ndajë mjete shtesë për mirëmbajtjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button