Ikin specialistët nga spitali i Kumanovës

Njëzetekatër mjekë specialistë, kanë braktisur spitalin e Kumanovës brenda dy viteve të kaluara. Ata kryesisht kanë shkuar në shtetet evropiane pas një jete më të mirë. Këtë na e pohoi edhe drejtori i spitalit , Dr. Arif Latifi.

“ E saktë është se mjekët specialistë nga spitali ynë, gjatë dy viteve të fundit po braktisin punën dhe po shkojnë kryesisht në shtetet evropiane. Deri tani spitalin e kanë braktisur 24 mjekë specialistë, kurse paralajmërojnë shkuarjen edhe disa sish. Njëra ndër arsyet edhe atë kryesore është se ata në shtetet e Evropës perëndimore shkojnë për shkak të kushteve më të mira”, thotë Dr.Arif Latifi.

Ndërkohë që duke ndier mungesën e specialistëve , në konkursin e shpallur kohë më parë për pranimin e 5 mjekëve, kanë konkuruar madje 35 mjek.

“Të shtyrë nga nevoja për plotësimin e disa vendeve të lira, ne hapëm konkurs për pranimin e 5 mjekëve. Interesimi ishte i madh për çka konkurruan madje 35 mjek , jo vetëm nga Kumanova por edhe qytetet tjera , ndër të cilët ka edhe ,mjekë specialistë” na tha Dr.Arif Latifi, drejtor i spitalit të Kumanovës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button