Stojançe Angellov është emëruar koordinator i çështjeve të Shoqatës së Mbrojtësve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme e emëroi Stojançe Angellovin koordinator nacional për çështjet që lidhen me shoqatën e mbrojtësve, transmeton Portalb.mk.

Stojançe Angellov, i cili është ish-gjeneral policor dhe kryetari i Partisë Dinjiteti, kohës së fundit e lëshoi MPB-në për shkak angazhimeve politike.

Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook në fillim të muajit e falënderoi ministrin Oliver Spasovski për besimin e treguar dhe bashkëpunimin në vitet e kaluara.

Në fillim të muajit, Angellov ishte i angazhuar si këshilltar për çështje sigurie në Navigacionin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button