Prokuroria: Vrasësit e Sazdovskit do të ndiqen për vepër penale “vrasje”

Me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për konfirmim të fakteve në lëndën kundër tre personave që dyshohen për vepër penale “dhunë” të kryer me 29 qershor 2018 ku ndërroi jenë N.S., Prokuroria Themelore Publike Shkup ka bërë rikualifikim të veprës penale për të cilën deri tani zhvillohej procedurë hetimore, transmeton Portalb.mk.

Do të thotë, në vend të veprës penale “dhunë” (nga neni 386 paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 3 dhe në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal), kundër tre të dyshuarve do të zhvillohet procedurë hetimore për vepër penale “vrasje në mënyrë mizore” (sipas nenit 123 paragrafi 2, pika 1 e Kodit Penal).

Ky vendim vjen për shkak se gjatë procedurën hetimore janë siguruar dëshmi materiale dhe verbale, janë dëgjuar më shumë dëshmitarë dhe ka rezultate nga autopsia e kryer.

Vendimi për rikualifikimin e veprës penale mund të bëhej menjëherë pasi Prokuroria Publike siguroi të gjitha dëshmitë relevante, mes të cilave edhe ekspertizën mjekësore dhe pasi i konfirmoi faktet që dalin nga dëshmitë.

Procedura hetimore kundër tre të dyshuarve do të vazhdojë për vepër penale “vrasje”.

Para se të sillet vendimi i Prokurorisë Publike, dy të dyshuarit që ndodhen në paraburgim në burgun e Shkupit do të paraqiten para prokurorit kompetent publik që ta japin mbrojtjen e tyre për veprën penale.

Për të dyshuarin e tretë, i cili ende është i pakapshëm, do të shpallet flet-arrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button