Teuta Arifi sot pa nga afër punimet e ndërtimit të skejtparkut në Tetovë (FOTO)

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot pa nga afër punimet e ndërtimit të një skejtparku, që ishte si rezultat i punës vullnetare e të rinjve nga Belgjika, Prishtina dhe Tetova, transmeton Portalb.mk.

“Ideja që m’u parashtrua nga të rinjtë ku mbi 40 persona nga  Democracy Lab (Tetovë), nga Brukseli dhe  Prishtina ishte që ne si Komunë të gjejmë hapësirë apo objekte që janë të pa shfrytëzuara dhe të cilat me punë vullnetare do të mund të rregullohen. Prandaj ne kemi ofruar njërën pjesë të objektit të Radio Tetovës që është pastruar dhe gjetëm hapësirë për ndërtimin e Skate parkut”, tha mes tjerash kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ndryshe, brenda një jave, 45 vullnetarë nga OJQ Toestand nga Belgjika, diku 20 nga OJQ Termokiss nga Kosova si dhe vullnetarë nga OJQ Democray Lab dhe nga Tetova, kanë shndërruar në vend të këndshëm ish objektin e Radio Tetovës i cili ishte i mbuluar nga pluhuri, shkruan Portalb.mk. Hapësira tani duket shumëngjyrëshe dhe e gatshme për qëllim zhvillimin e aktiviteteve alternative kulturore, për shprehje të talentit të të rinjve dhe gjetiu.
Përpos këtij objekti, ata kanë rregulluar edhe vendin përballë stacionit të autobusëve, në park të gjelbër me zgarë për të ndenjur dhe hapësira për skater-ët.

Tetovë, u hap një vend i këndshëm kulturor sipas qejfit të të rinjve (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Tetova vlon me bërlloqe, me kanta të prishura tejmase që qelbin , me rrugë shumë , shumë të prishura sa që edhe nuk ka mundësi që të arnohen sepse edhe arnat nuk qëndrojnë më…
    Rruga e gurrit që të çonë për te rruga e shkollës tekstile, rruga që të çon te spitali, rruga industriale, drenoveci, Stanbena krejt Tetova….
    TURP, TURP ,TURP dhe është shumë e papërgjegjëshme kjo sjellje…

Leave a Reply to tetova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button