Francë, Legjioni i Nderit për kampionët e botës

Futbollistët e kombëtares së Francës në futboll, do të marrin çmimin “Legjioni i Nderit”, që është çmimi më i lartë shtetëtor, thuhet në një njoftim të Zyrës së presidentit të këtij vendi, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akoma nuk dihet data e saktë në të cilën futbollistëve francezë të cilët sollën kupën e botës për herë të dytë në Francë, do t’u ndahet kjo mirënjohje, megjithatë dihet se në ceremoninë e ndarjes do të marrin pjesë rreth 3.000 persona, nga të cilët 1.000 futbollistë të rinj nga klubet e ndryshme të vendit.

Para 20 vitesh, përzgjedhësi aktual i Francës, Didier Deschamps, në cilësi të kapitenit solli në Francë për herë të parë titullin e kampionit të botës, për çka atëherë u kurorëzua me titullin “Legjioni i Nderit”, të cilën në atë kohë ia dorëzoi presidenti Jacques Chirac. Tash pritet që Deschamp të avancohet në një rend më të lartë, më saktësisht nga Vitez, në Oficer.

Kombëtarja e Francës të hënën është kthyer në vendlindje, ku në rrugët e Parisit e priti një turmë prej rreth një milion qytetarësh të cilët kishin dalë të përshëndesin heronjtë e tyre.

Rikujtojmë se në finalen e Botërorit, Franca mposhti Kroacinë me shifrat 4:2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button