fbpx

Operistja me nevoja të veçanta, habiti të gjithë me zërin e mahnitshëm (Video)

Alfina Fresta i ka mahnitur të pranishmit në një kishë në Catania të Italisë, me zërin e saj të fuqishëm.

Megjithëse e përfshinë emocionet, 28-vjeçarja që vuan nga paraliza celebrale, ka dhënë më të mirën nga vetja, transmeton Telegrafi.

Talenti i operistes nuk do të dilte në pah, sikur mos të ishte një organizatë që merret me njerëz me nevoja të veçanta, që e organizuan daljen e saj në skenë.

Alfina është mbështetur për Stefania Licciardello, që është drejtoresha e organizatës, për katër minuta derisa e ka përfunduar paraqitjen.

“Kam qarë së bashku me nënën, nuk e prisja tërë këtë dashuri. Bëra atë që di më së miri, muzika më bën të ndjehem gjallë”, ka thënë ajo.

Pamjet e përformansës së saj, tashmë janë bërë virale duke u parë për miliona herë nëpër internet.

Duke folur për media, nëna saj Antonella, ka thënë se i ka qëndruar gjithmonë pranë, pasi operimet për t’ia përmirësuar gjendjen nuk shkonin si duhet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close