Poposki: Pushteti dhe opozita ta ndërrojnë mentalitetin

“Pushteti dhe opozita ta ndërrojnë mentalitetin, vetë ta bëjmë “skriningun” e institucioneve”, ka porositur kryetari i Këshillit për Eurointegrime, Nikolla Popovski, në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Skrining do të thotë diagnozë dhe duhej që të fillojë që nga viti 2005. Nëse do të lindte fëmijë atëherë, ky fëmijë tani do të ishte gjysmë maturant, t’i ndihmojnë ta ndërrojë matricën. Kemi përgjegjësi të madhe që të mos bllokohet maturanti edhe më tepër. Nuk ka arsye për koncerte dhe festim. Patjetër duhet të shohim se këto njerëz këtu janë pakicë, ndërkaq në BE shumica janë neutral. Britanikët kanë besueshmëri në demokracinë të cilën ne e kemi. Pushteti prezanton fotografi të unitetit, a në fakt bën çfarë dëshiron”, tha Poposki.

Ai tha se në të njëjtën kur kur eurokomesari Han do të largohet, në Maqedoni do të mbahet seancë me shkelje të Rregullores dhe ligjeve.

“Neve na duhet ndryshim i matricës. Argument kryesor i pushtetit është se edhe paraprakët kanë bërë ashtu. Ajo duhet të mbarojë. Përgjegjësi bartin edhe pushteti edhe opozita. Opozita duhet të ofrojë zgjidhje dhe jo vetëm të qëndrojë. Gjashtë muaj duhet vetë ta bëjmë skriningun për kapacitetet e institucioneve tona. Bashkë të ulen edhe pushteti edhe opozita dhe ta ndërrojnë mentalitetin”, porositi Poposki, i cili ka qenë ministër i Punëve të Jashtme në kohën kur me Qeverinë kë udhëhequr Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitriev, gjegjësisht VMRO-DPMNE-ja.

Han i ftoi qytetarët e Maqedonisë të mos e bojkotojnë referendumin sepse mund të na ndodh “Brexit” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button