Shpërthen vullkani, plagosen 23 turistë në Hawaii

Llava e hedhur nga vullkani Kilauea në Hawaii goditi një barkë turistike duke plagosur 23 persona.

Një nga shpërthimet e vullkanit në bregun e detit hodhi në ajër shkëmbinj dhe mbeturina të tjera që ranë si shi mbi varkën fatkeqe. Mësohet se një prej pasagjerëve theu këmbën, ndërsa të tjerë pësuan djegie të gradave të ndryshme, por asgjë e rrezikshme për jetën, transmeton TCH.

Vullkani Kilauea është një prej më aktivëve në botë dhe gjatë javëve të fundit ka shkatërruar qindra shtëpi e ndërtesa të tjera në Hawaii, por vetëm një person ishte plagosur.

Incidenti i fundit me kaq shumë të prekur ka bërë që autoritetet të nisin hetimet dhe duket se barka me turistët kishte lundruar përtej kufirit të sigurisë për të parë spektalin e ofruar nga vullkani, të cilin për pak e paguan shumë shtrenjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button