Tramp nuk sheh arsye të besojë se Rusia i ka kryer sulm hakerik gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot në Helsinki se nuk sheh arsye të besojë se Rusia ka kryer sulm hakerik gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016, për ta ndihmuar atë të fitojë, ndërsa Vlladimir Putin “ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm edhe në mohimin e tij sot”.

“Presidenti Putin ishte jashtëzakonisht i fuqishëm në mohimin e tij sot”, tha Tramp në konferencën për shtyp pas takimit me presidentin rus në Helsinki.

Tramp deklaroi se e ka ngritur çështjen për përzierjen e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane gjatë bisedimeve me presidentin rus, Vlladimir Putin.

“Kaluam shumë kohë duke biseduar për atë”.

Putin e mohoi përzierjen e tillë, duke thënë se akuzat janë “marrëzi e plotë”.

“Shteti rus asnjëherë nuk përzihet dhe nuk do të përzihet në çështjet e brendshme të SHBA-së, përfshirë edhe procesin zgjedhor”, tha Putin në konferencën për shtyp.

Putin potencoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me SHBA-në në mënyrë që “t’i analizojnë së bashku” të gjitha materialet konkrete lidhur me përzierjen e supozuar në zgjedhje.

“Për shembull, ne mund t’i analizojmë përmes grupit të përbashkët të punës për siguri kibernetike, për vendosjen e të cilit biseduam gjatë kontakteve tona të mëparshme”, tha presidenti rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button