Irani paraqet ankesë në GJND kundër SHBA-ve

Irani ka paraqitur ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kundër SHBA-ve për shkak “të sanksioneve të njëanshme jashtëligjore” të këtij shteti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter tha se “Irani sot ka paraqitur ankesë në GJND ndaj SHBA-ve për shkak të zbatimit të sanksioneve jashtëligjore dhe të njëanshme. Duhet të kundërshtohet që ky shtet të shndërrojë në atë tradicionale mosrespektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Pas njoftimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump se janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore, Departamenti Amerikan i Thesarit tha se në gusht nis zbatimi i pakos së parë të sanksioneve ndërsa në nëntor pakoja e dytë e sanksioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button