Një “protestues” nxirret nga salla e mediave përpara konferencës Trump-Putin

Personeli i sigurisë largoi një burrë nga salla e konferencës për media në Helsinki, pak minuta përpara se të dilnin para gazetarëve presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, transmeton REL.

Individi, i ulur në anën e shtypit amerikan, mbante në dorë një shenjë për armët bërthamore.

Ai e identifikoi veten si gazetar nga revista “The Nation”, raporton AP.

Një agjent i Shërbimit Sekret amerikan foli me të, përpara se sigurimi finlandez ta nxirrte jashtë me forcë.

Trump dhe Putin u mblodhën të hënën në Helsinki për samitin e parë dypalësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button