fbpx

“Të Zjarrtit” mbërrijnë në Zagreb, në qendër të qytetit mblidhen mijëra qytetarë

Kombëtarja e Kroacisë në futboll ka mbërritur në aeroportin e Zagrebit “Franjo Tuxhman” në orët e pasdites, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni me nënkampionët e Botës është mirëpritur “me spërkatje të ujit” në aeroport, ku janë mbledhur mijëra tifozë kroatë.

Në sheshin “Bane Jelaçiç” në qendër të Zagrebit janë mbledhur rreth 100 mijë tifozë të cilët presin ardhjen e “Të Zjarrtëve”.

Ekipi nga aeroporti me autobus të hapur do të drejtohet kah sheshi “Bane Jelaçiç” ku është organizuar pritja solemne.

Për nder të kombëtares kroate të futbollit transporti publik në Zagreb deri në fund të ditës do të jetë falas.

Kombëtarja kroate nga Kampionati Botëror “Rusi 2018” kthehet me medalje argjendi, pasi në ndeshjen finale u mposht nga Franca me rezultatin 4:2, ndërsa kapiteni i saj u shpall lojtari më i mirë i Botërorit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close