fbpx

Francë, 2 të vdekur gjatë festimeve pas fitores së Botërorit

Në incidentet që ndodhën gjatë festimeve në Francë pas fitores së Kampionatit Botëror “Rusi 2018” humbën jetën dy persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta “Le Parisien” në festimet e djeshme në Francë, dy persona e kanë humbur jetën ndërsa 45 policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë kanë pësuar lëndime të lehta.

Më tej thuhet se festimet në qytete të shumta janë shndërruar në incidente të dhunshme. Në Frouard janë plagosur 3 fëmijë të moshës prej 3 deri në 6 vjeç ndërsa në bulevardin Champs-Elysees në Paris një person ka pësuar lëndime të rënda.

Në qytetet Strazburg dhe Rouen ka patur tensione mes policisë dhe qytetarëve, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Gazeta “Le Figaro” bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme shkruan se gjatë festimeve në gjithë vendin janë ndaluar 292 persona.

Kujtojmë se dje kombëtarja e Francës në futboll fitoi titullin e kampionit të botës në Botërorin “Rusi 2018”, pas fitores që shënoi ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2. Me këtë fitore në ndeshjen finale në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, Franca arriti që për herë të dytë të bëhet kampione e botës. Kjo fitore u festua me entuziazëm në Francë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close