Pacolli reagon ndaj ndalesës së flamurit të Kosovës në kampionatin në Rusi

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Twitter, ka reaguar ndaj ndalesës së vendosjes së flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi, transmeton REL.

“I zemëruar ndaj veprimeve të Rusisë për ndalimin e përdorimit të flamurit të Kosovës gjatë finales së Kupës së Botës. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe iu bëj thirrje që të reagojnë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës”.

“Politika duhet të qëndrojë jashtë sportit”, ka thënë Pacolli.

Reagimi i tij vjen pasi në stadiumet ruse, flamuri i Kosovës është ndaluar të ekspozohet krahas disa flamujve tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button