Vjedhje në autostradën Kumanovë-Shkup: Nga një veturë janë vjedhur 73.000 euro (VIDEO)

Një person tridhjetëvjeçar me iniciale I.I. me 12 korrik ka vjedhur një torbë me 73.000 euro nga një veturë në autostradën Kumanovë-Shkup, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të MPB-së, i dyshuari e ka vërejtur personin në afërsi të pompës së benzinit dhe e ka kuptuar se në ulësen e përparme ka një torbë me para. Kur ai me veturë është nisur nga pompa e benzinës për në Shkup, I.I. e ka ndjekur me veturën e tij nga pas dhe i ka bërë me shenjë që të ndalet gjoja se rrota e djathtë e veturës është e dëmtuar. Pasi ai u ndalur, I.I. e ka ndalur edhe veturën e tij dhe me vrap ka shkuar, ia ka marrë torbën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk treguan se çfarë ka ndodhur me paratë e vjedhura, gjegjësisht se a ia ka kthyer arrestuari I.I. personit që ia ka marrë ose policisë.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski deklaroi se MPB po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button