Në Gostivar u hap manifestimi  “Ditët e Mërgimtarëve”

Manifestimi “Ditët e Mërgimtarëve” që mbahet nën patronazhin e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me moton “Mirë se vini mërgimtarë”, u hap dje me transmetimin e finales së Kupës Botërore në Futboll dhe me Stand Up komedinë e humoristit të mirënjohur Hasim Memishi Sopi.

“Përmes këtij manifestimi duam që mërgimtarëve tanë tu dëshirojmë mirëseardhje dhe tua bëjmë sa më tërheqës qëndrimin e  tyre në vendlindje. Shkaku asaj se ata qëndrojnë në vendlindje një kohë shumë të shkurtër gjatë vitit, patjetër ndaj tyre të kemi një qasje si ndaj turistëve edhe pse Gostivari është vendlindja e tyre. Gjatë manifestimit do të ketë organizime të shumta në sfera të ndryshme, kulturore, sportive, argëtuese, rekreative, edhe atë për të gjitha moshat dhe komunitetet”, deklaroi kryetari Taravari.

Transmetimi i ndeshjes finale Francë: Kroaci, si dhe Stand Up komedia e Hasim Memishi Sopit u mbajt në sheshin e qytetit të Gostivarit dhe u ndoqën nga një numër i madh i qytetarëve dhe mërgimtarëve.

Ngjarja e radhës do të mbahet nesër në ora 18:30 në Qendrën për kulturë në Gostivar, ku  një trup teatrore e studentëve të artit dramatik pranë UT-së, do të shfaqet me  komedinë “Ëndrra e shtatë studentëve”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button