fbpx

Milenko dhe Mirka i fyejnë shqiptarët në TV “Alfa”, Komisoni për Mbrojtje nga Diskriminimi nuk ngrit procedurë

Nuk do të ngritet procedurë kundër televizionit “Alfa” për diskriminim në bazë etnike, të bërë në emisionin “Milenko Nedellkovski Shou”, të emituar më 27.01.2018, vendosi Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, njofton Portalb.mk.

Në këtë vendim qëndron edhe nënshkrimi i kryetarit të Komisionit, Aleksandar Dashtevski, i cili është i afërt me VMRO-DPMNE-në opozitare, ashtu sikur edhe televizioni “Alfa”.

Ndryshe, në lidhje me ankesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), Komisioni ka publikuar vendim në të cilin thotë se e njëjta “ka të bëjë për person të gabuar (TV Alfa), pasi që emisioni është i pavarur dhe projekt i jashtëm dhe se televizioni përpara fillimit të transmetimit distancohet nga qëndrimet që thuhen në këtë emision. Nga atje i rekomandojnë televizionit që t’i njoftojë gazetarët, redaktorët dhe udhëheqësit me dispozitat e Kushtetutës të cilat kanë të bëjnë me lirinë e mendimit dhe shprehjen e saj në publik.

ASHMA vlerëson se vlerësimet e këtilla të Komisionit janë të pasakta pasi që, ashtu siç shkruan ligji, përgjegjësia për të gjitha përmbajtjet e publikuara është e transmetuesit. Veç asaj, emisioni nuk ka qenë i transmetuar drejtpërdrejtë, por ka qenë i incizuar paraprakisht, gjë që redaksia e TV “Alfa” ka pasur mundësi të reagojë. Agjencia pret që Komisioni ta rishqyrtojë vendimin për të mos ngritur procedurë kundër TV “Alfa”.

raportin e Agjencisë për mediat, i cili është publikuar në ueb-faqen e tyre, citohen shembuj konkret, gjegjësisht pjesë ku Milenko Nedellkovski dhe Mirka Velinovska i quajnë shqiptarët me fjalë fyese “Arnautë”, “cergarë”, “fis i egër”, “shqiptari”, “endacakë”, etj.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close