Zaev: Duke e mbrojtur trashëgiminë kulturore e përforcojmë identitetin

Duke e mbrojtur trashëgiminë kulturore, e përforcojmë identitetin tonë, porositi sot nga Galiçniku kryeministri Zoran Zaev, i cili është patronazh i manifestimit të sivjetmë “Dasma e Galiçnikut”.

Para të pranishmëve, Zaev theksoi se trashëgimia kulturore është krenaria jonë dhe se kultivimi i traditës së dasmës së Galiçnikut është tregues i fuqishëm se jemi në rrugën e vërtetë.

“Para vetëm disa ditëve në Bruksel isha posaçërisht krenar për ftesën të cilën e morëm për anëtarësim në NATO dhe ardhmëria e ndritshme e cila na pret. Sot jam posaçërisht krenar i të kaluarës tonë, trashëgimisë tonë historike-kulturore të cilën e kremtojmë me shembuj më parë dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Zaev.

Përkujtoi se dasma e Galiçnikut më shumë se katër dekada si manifestim kulturor i ruan zakonet dasmore, këngët dhe vallet burimore.

“E ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri, si një familje për të gjithë. Ky është ndryshimi i përfitimit të përhershëm të cilin do ta bëjë Maqedoninë vend me të cilin do të krenohemi”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Dasma e Galiçnikut sivjet mbahet për të 45 herë me radhë. Çifti janë Tanja Lepçeska, me prejardhje nga Galiçniku dhe Zllatko Dimovski të cilët u martuan.

Vizitorët kishin mundësi të ndjekin mbi 30 zakone të cilat do të realizohen gjatë ditëve të dasmës. Në manifestim do të marrin pjesë rreth 100 statistë të veshur në veshje autentike të Galiçnikut, SHKA me rreth 30 pjesëmarrës, gjegjësisht gjithsej rreth 250 njerëz.

Dasma e Galiçnikut nga Agjencia për Mbështetje të Turizmit është shpallur për manifestim më i suksesshëm  turistik për vitin e kaluar, ndërsa nga Njujork Tajms dhe Neshënëll Xhiografik për festival më tradicional të dasmave në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button