Asnjë ekip nuk ka fituar kaq shumë me shtesa sa Kroacia

Ndeshja e sotme do të jetë përballja e gjashtë mes Francës dhe Kroacisë.

Në tri raste kanë ngadhënjyer transalpinët (1998, 1999, 2000) teksa dy barazimet janë realizuar në 2004-ën dhe 2011-ën.

Në turne madhorë, këto dy ekipe janë përballur dy herë, përkatësisht në Botërorin e 1998-ës, kur fitoi Franca 2-1 dhe në Europianin e 2004-ës, kur ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve përfundoi 2-2.

Tri finalet e fundit botërore janë vendosur në kohën shtesë, teksa vetëm në dy raste titulli është përcaktuar nga goditjet e 11-metërshave (1994 dhe 2006), transmeton ksp.

Vetëm Antuan Grizman (me 2 gola dhe 2 asiste) ka qenë më aktiv në golat e ekipit të tij sesa Mario Manxhukiq (me 2 gola dhe 1 asist) në fazën me eliminim direkt të këtij Botërori.

Ndeshja e sotme do të jetë finalja e tretë në një Kupë Botërore për francezët, të cilët kanë fituar të parën (1998 dhe Deshamp ishte 90 minuta në fushë) dhe duke humbur të dytën në 2006 ndaj Italisë.

Në 20 vitet e fundit, “Gjelat” janë ekipi që ka arritur më shumë finale. Pas tyre, Gjermania dhe Brazili me nga dy finale.

Finalja e sotme është e para në historinë e Kroacisë. Ekipi i Daliçit është kombëtarja e 13-të në planet që arrin aktin e fundit të një Botërori, teksa janë të 10-ët për sa i përket Europës.

Duke përjashtuar takimet e zgjidhur nga pika e bardhë, Franca ka fituar 11 nga 14 ndeshjet e fundit me eliminim direkt në një Botëror.

Në Botërorin rus Kroacia ka kaluar tre ture nëpërmjet shtesave. Në historinë e Botërorëve asnjë ekip nuk ka mundur të luajë me shtesë katër takime radhazi.

Ivan Perishiq ka marrë pjesë në dhjetë gola kroatë në kompeticione madhore, duke dhënë gjashtë asiste dhe duke shënuar katër gola.

Duke zbritur sot në fushë, Rafael Varan mund të bëhet lojtari i pestë francez që merr pjesë në finalen e Championsit dhe Botërorit në të njëjtin vit. Në listën e veçantë janë emrat e Zinedin Zidanit, Didie Deshampit dhe Kristian Karembit të 1998-ës dhe Tierri Henrit në 2006.

Antuan Grizman ka ndikuar në nëntë nga 11 golat francezë në fazën me eliminim direkt të një kompeticioni madhor. Për sa u përket 50 viteve të fundit, ai është rekordmeni në këtë aspekt në ekipin francez. Pas tij, Zinedine Zidan (aktiv në 8 gola) dhe Mishel Platini (aktiv në 6 gola).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button