Mërgimtarët masivisht drejt Kosovës, kolona deri në 10 km në kufi me Serbinë

Deri ditët e fundit, nëpër rrugët e Kosovës shiheshin pak vetura me tabela të huaja, e si duket kjo fundjavë do të jetë ndryshe.

Mergimtarët kosovarë si duket kanë ‘vendosur’ që të vijnë të gjithë në të njëjtën kohë, pasi që nga mbrëmë po raportohet pritje të mëdha nëpër kufij, shkruan gazetametro.net.

Siç merr vesh Metro, duke siguruar edhe fotografi për këtë, kolona nga Hungaria për në Serbi ka kaluar 10 kilometërshin. Nga pritje të gjata për të hyrë në Serbi, shihen njerëzit teksa kanë dalur nëpër rrugë, pasi kolona nuk po lëviz.

Ndërkohë, radhë të gjata që nga mbrëmë ka pasur edhe nëpër kufijtë kryesorë të Kosovës nga Serbia.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, Merdarja dhe Dheu i Bardhë kanë pasur kolona të theksuara, ku për të kaluar është dashur të pritet deri në 1 orë e gjysmë.

Në pikat tjera kufitare, ndërkaq, kalimi në kufij po bëhet me lehtësi dhe pritje të konsideruar normale deri në 10-15 minuta.

Ndryshe, ditë më parë në Kuvend është miratuar një rezolut për reduktim të kontrollit kufitar për mërgimtarët, për implementimit e të cilës sot në Vermicë do të dalë deputeti Faton Topalli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button