Angjushev: Referendumi duhet të jetë i suksesshëm, nuk kemi mundësi tjetër

Qytetarët ta përkrahin referendum. Ai duhet të jetë I suksesshëm pasi Maqedonia nuk ka mundësi tjetër për prosperitet dhe ardhmëri të ndritshme. Kjo është porosia që e drejtoi zëvendës kryeministri i obliguar për çështje ekonomike Koço Angjushev, mbrëmë gjatë festimeve në Veles, për marrjen e ftesës për anëtarësim të vendit në NATO, përcjell Portalb.mk.

“Ne për 25 vite shohim çfarë po ndodhë, pasi po aq vite kemi ngecur në një vend dhe vlerësoj se është koha që të shkojmë përpara. Kushti për të shkuar përpara është kjo zgjidhje që e ofron Maqedonia në bashkëpunim me shumë miq ndërkombëtar. Po të mos ishte përkrahja nga bashkësia ndërkombëtare dhe po të mos ishte vendosmëria e shtetit nuk do të vinim deri këtu. Unë ju falënderohem të gjithë qytetarëve që e përkrahin këtë. Njëkohësisht i falënderohem edhe bashkësisë ndërkombëtare, që po na ndihmojnë në këtë periudhë që ne si qytetarë dhe shtet ta pranojmë këtë. Ky është shans historik që duhet ta shfrytëzojmë. Mendoj se mundësi të tjera të tilla nuk do të kemi”, ka potencuar Angjushev.

 

Maqedonia mbrëmë festoi ftesën për anëtarësim në NATO

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button