Dasma e 45-të e Galiçnikut, një nga manifestimet më spektakolare kulturore në vend

Me vendosjen e flamurit dasmor sot në ambientin tejet të bukur të fshatit Galiçnik në malin Bistra filloi edicion i i 45-të i Dasmës së Galiçnikut, një nga manifestimet më spektakolare kulturore në vend, njofton MIA.

Çift i manifestimit të sivjetmë janë Tanja Lepçeska, me prejardhja nga Galiçniku dhe Zllatko Dimovski. Ata janë zgjedhur në konkurrencë nga katër çifte. Lepçeska nga mosha e saj pesëvjeçare merr pjesë në manifestim, ndërsa Dimovski thotë se është i gatshëm dhe se mirë i ka mësuar zakonet karakteristike për dasmën e Galiçnikut.

Vizitorët do të mund të ndjekin mbi 30 zakone të cilat do të realizohen gjatë ditëve të dasmës. Në manifestim do të marrin pjesë rreth 100 statistë të veshur në veshje autentike të Galiçnikut me rreth 30 pjesëmarrës, gjegjësisht gjithsej rreth 250 njerëz.

ГАЛИЧКА СВАДБА

Bashkësia lokale “Galiçnik” është organizator i manifestimit, ndërsa patronazh i sivjetmë është kryeministri Zoran Zaev.

Dasma e Galiçnikut nga Agjencia për Mbështetje të Turizmit është shpallur për manifestim më i suksesshëm  turistik për vitin e kaluar, ndërsa nga Njujork Tajms dhe Neshënëll Xhiografik për festival më tradicional të dasmave në Evropë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button