Skoci, mijëra persona protestuan kundër Trumpit, ja pse

Mijëra persona kanë dalë në rrugët e Edinburgh-it në shenjë proteste kundër presidentit amerikan, Donald Trump, i cili këtë fundjavë qëndron në Skoci, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas vlerësimeve policore, para Parlamentit të Skocisë në Edinburgh në fillim të demonstratave janë mbledhur rreth 3.000 persona. Grupet antifashiste dhe aktivistë politikë u janë bashkuar protestuesve, të cilët pohojnë se asnjëherë nuk kanë qenë në demonstrata.

Duke ngritur shumë afishe kundër Trumpit, marshi duhet të kalojë konsullatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën e mbrojnë forca të mëdha të sigurisë.

Trump kalon fundjavën në Skoci larg syve të opinionit, ashtu që qëndron në pushimoren e tij në Turnberry, në perëndim të vendit, në prag të takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, më 16 korrik në Helsinki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button